historiati
Kompania "Tele-Net" është themeluar në Mars të vitit 2006. Me këtë kemi vendosur të tregojmë një biografi të shkurtër të kësaj kompanie për opinionin Pejan. Në fillim me një staf punonjës prej 8 punëtorëve dhe me një teknikë modeste e shfrytëzuar në rajon, kemi arritur një numër të kënaqshëm të klientelës fillimisht vetëm në një pjesë të qytetit. Me një punë të palodhur, menagjim profesional dhe staf profesional, në një afat rekord kohor jemi shtrirë në gjithë hapsirën e qytetit. I tërë sistemi funksionon nëpërmjet kabllit, pra edhe puna e këtij rrjeti është ndarë në dy faza: Faza I - shtrirja e kabllit nëpër shtylla egzistuse të KEK-ut. Faza II - zëvendësimi i të njëtit kabull por edhe i kabllit optik nëpër kanale nëntoksore. Sod me një teknologji të avansuar në rajon dhe në partneritet korrekt dhe të mirëfillt me kompaninë prestigjioze siç është IPKO, qytetarit të Pejës i kemi ofruar TV-në, Internetin dhe Telefonin Fikse (VoIP) me çmime më të ulta të mundshme dhe me një kualitet të pa krahasueshëm. Pra "Tele-Net" me moton "Ec me hapin e kohës" nuk ndalet këtu. Këtë vit na presin sfida të reja, fillimisht synojmë hapjen e një kanali televiziv në kuadër të sistemit kabllovik...